Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër

Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër

Bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura sot në Abu Dhabi, janë mbyllur për ditën e sotme dhe do të vazhdojnë nesër.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se takimi i sotëm ka qenë “produktiv”, duke shtuar se diskutimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme.

Ndërkohë, edhe agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS ka raportuar se palët janë dakorduar që bisedimet të rifillojnë nesër.

MARKETING