Biden takon edhe Mbretin Charles

Biden takon edhe Mbretin Charles

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me Mbretin Charles në kështjellën Winsdor, ku në prezencë të dyshes u intonuan himnet e dy vendeve.
Biden diskutoi me Mbretin për ndryshimet klimatike dhe disa çështje tjera, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan ishte takuar fillimisht me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Downing.
Gjatë një konference për media, Biden tha se marrëdhëniet SHBA-Britani janë të forta si guri dhe se po punojnë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.

Ai më vonë pritet të udhëtojë për në Lituani, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në të cilin do të mblidhen përfaqësuesit e vendeve anëtare.

MARKETING