Biden: Shpërthimi vdekjeprurës në spital nuk është shkaktuar nga Izraeli

Biden: Shpërthimi vdekjeprurës në spital nuk është shkaktuar nga Izraeli

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se shpërthimi në të cilin më shumë se 500 persona u vranë në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza nuk ishte shkaktuar nga sulmet ajrore izraelite, raporton Anadolu.

“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër, jo nga ju”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke iu referuar qartë pretendimeve izraelite se përgjegjës është Xhihadi Islamik, një grup palestinez me synime të ngjashme me Hamasin.

“Ka shumë njerëz që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të tejkalojmë shumë gjëra”, shtoi presidenti amerikan, i cili mbërriti sot në Izrael për një vizitë të organizuar me nxitim në kohën kur po vazhdon konflikti me grupin palestinez Hamas.

Biden u zotua gjithashtu për më shumë mbështetje për Izraelin në konfliktin e tij me palestinezët, në luftën e shpallur 12 ditë më parë.

Ai tha se duhet të sigurohet që Izraeli të ketë “atë që ju nevojitet për të vazhduar të mbroni veten”, duke përsëritur se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes.

“Ne do të sigurohemi që kjo të ndodhë, siç e dini”, i tha ai Netanyahut.

“Ne gjithashtu duhet të kemi parasysh se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez”, tha Biden, duke pretenduar gjithashtu se grupi “gjithmonë u ka sjellë atyre vuajtje”.

Dje, Biden në një deklaratë tha se ishte “thellësisht i pikëlluar nga shpërthimi” në spital.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu tha se më shumë se 500 njerëz u vranë mbrëmë në sulmin ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza.

Pamjet në mediat sociale treguan kufoma të shpërndara gjithandej nëpër spital.

Sipas gazetarit të Anadolu-t, mijëra palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, ndodheshin në spital kur ndërtesa u bombardua.

Duke hedhur poshtë pretendimet izraelite se Xhihadi Islamik, Hamasi ose një grup tjetër palestinez ishte përgjegjës për shpërthimin, qendra e qeverisë turke për Luftimin e Dezinformimit mbrëmë vuri në dukje provat mjekoligjore nga shpërthimi, si dhe paralajmërimet izraelite se do të shënjestronte spitalet me pretendimin se luftëtarët ishin duke u strehuar atje.

12 ditë pas konfliktit me grupin e rezistencës Hamas, vazhdojnë bombardimet dhe bllokada e Izraelit në Gaza. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), mbi një milion njerëz janë zhvendosur apo pothuajse gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës.

MARKETING