Biden rrëshqet përsëri në shkallët e aeroplanit presidencial
Presidenti Biden është parë përsëri duke rrëshqitur në shkallët e aeroplanit presidencial të SHBA’së Air Force One të enjten , transmeton Gazeta Metro.
Presidenti 80 vjeçar kaloi gjysmën e shkallëve në fluturimin nga Helsinki të Finlandës për në SHBA kur rrëshqiti dhe u mbajt që të mos rrëzohet nga ku arriti të ngjitej dhe të futej në avion.
Biden ishte duke përshëndetur të pranishmit në Aeroportin Internacional të Vantaan në Helsinki e cila pasoi vizitën e tij dy ditore në Vilnius të Lituanisë në kuadër të Samitit të NATO’s, raporton New York Post.
Ekipi protokollar i Biden i kishte vendosur shkallë më të shkurta presidentit në mënyrë që të mos rrëzohet pasi që ai muajin e kaluar gjatë një akademie ushtarake në Kolorado u rrëzua në mes të skenës.
Reaction as Joe Biden nearly trips and falls while boarding Air Force One
US President Joe Biden once again stumbled walking up the steps to board Air Force One on Thursday, July 13 despite using a less challenging shorter staircase to get on the aircraft. pic.twitter.com/1bjVRoeeRz
— SNOW TV® 📡🎥📺 RC 3662284 (@OfficialSnowtv) July 14, 2023