Biden: Putini mendoi se NATO do thyhej, por gaboi

Biden: Putini mendoi se NATO do thyhej, por gaboi

“NATO është “më e fortë, më energjike dhe më e bashkuar” se kurrë në historinë e saj”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan, Joe Biden në një fjalim në Vilnius të Lituanisë, shkruan Sky News.

Ai thotë se Vladimir Putin ka të ngjarë të “bënte bast se NATO do të thyhej” kur filloi pushtimin e tij në Ukrainë vitin e kaluar.

“Ai mendoi se liderët demokratë do të ishin të dobët… ai mendoi gabim,” u shpreh Biden.

Biden tha se Putin “ende dyshon” për qëndrimin e fuqisë së NATO-s dhe po bën një “bast të keq” që partnerët perëndimorë “do të konfliktohen”.

MARKETING