Biden për Trump: Nëse ai fiton zgjedhjet, është një rrezik për Amerikën
Presidenti i SHBA-së Joe Biden vlerësoi, në një intervistë të publikuar sot, se paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, kandidati republikan për president Donald Trump është një “rrezik real për sigurinë e Amerikës” nëse ai zgjidhet më 5 nëntor.
“Më dëgjoni me vëmendje. Nëse ai fiton ato zgjedhje, shikoni se çfarë ndodh. Kjo është e rrezikshme. Ai është një rrezik real për sigurinë e Amerikës”, tha Biden për CBS.
Biden u tërhoq nga gara presidenciale dhe ia dha vendin nënpresidentes, Kamala Harris.
“Jemi në një pikë kthese. Ne jemi me të vërtetë në një pikë kthese… dhe demokracia është një element kyç”, shtoi Biden në një bisedë të regjistruar disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai dukej më mirë atëherë sesa në debatin e CNN me Trump më 27 qershor.
“Kam pasur një ditë vërtet të keqe gjatë atij debati sepse isha i sëmurë, por nuk kam ndonjë problem serioz shëndetësor”, tha ai për CBS kur u pyet për këtë.
Tri javë pas performancës së tij katastrofike në debat, Biden njoftoi më 21 korrik se po tërhiqej nga gara presidenciale.