Biden mund të shpallë së shpejti kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme!
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të njoftojë javën e ardhshme se do të kandidojë për një mandat të dytë, sipas mediave amerikane.
Këshilltarët e Bidenit po planifikojnë të nisin fushatën e tij për rizgjedhje të marten e ardhshme, kanë thanë tre burime të njohura me planet për NBC News.
Siç raportohet, këshilltarët e presidentit 80-vjeçar kanë thënë për muaj të tërë se nuk është rënë dakord për një orar zyrtar që ai të nisë fushatën e tij, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ata kanë kohë që synojnë datën 25 prill, si një objektiv jo-zyrtar, pasi është edhe përvjetori i shpalljes së fushatës së Bidenit në vitin 2020.
Biden do të nisë kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një video-mesazh të fushatës, ashtu siç bëri katër vjet më parë, thanë burimet./Telegrafi/