Berlin, protesta kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit dhe bllokadës në Gaza

Berlin, protesta kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit dhe bllokadës në Gaza

Qindra mbështetës palestinezë në kryeqytetin gjerman Berlin kanw mbajtur një demonstratë për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza, e cila është përkeqësuar nga ofensiva ushtarake e vazhdueshme e Izraelit dhe bllokada që kufizon qasjen në ndihmë, raporton Anadolu.

Qindra njerëz u mblodhën në rrugën Sigismund pranë Ambasadës Egjiptiane në Berlin dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë.

Demonstruesit mbanin pankarta që thoshin “Ndal gjenocidit”, godisnin tenxhere bosh dhe brohorisnin slogane.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë në Rripin e Gazës të paktën 59.700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

MARKETING