Berisha: Policia e Kosovës asgjësoi 8 terroristë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se, deri më tani policia e Kosovës ka asgjësuar 8 terroristë.
“Situata e rënduar shumë në Zveçan. Policia e Kosovës asgjëson 8 terroristë qe ishin të mbyllur në Manastirin e Banjskës në Zveçan njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet.
Edhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale me grupe terroriste të Beogradit dhe mbështes të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës”, ka shkruar Berisha.