Berisha – deputetëve të PS-së pas rikthimit në Kuvend: Ju ka rënë çehrja, po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament iu drejtua deputetëve të mazhorancës.
“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Kot e keni. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që ju ka rënë, por ia bëtë vetes dhe ju qofshi”, u shpreh Berisha.
Berisha u rikthye në parlament pas 11 muajsh pasi ishte nën arrest shtëpie.
Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet për buxhetin e vitit 2025.