Belgjika dënon zgjerimin e kontrollit të Izraelit mbi Bregun Perëndimor

Belgjika dënon zgjerimin e kontrollit të Izraelit mbi Bregun Perëndimor

Belgjika dënoi të martën vendimet e fundit të Izraelit për zgjerimin e kontrollit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar, duke paralajmëruar se ky veprim është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

“Unë dënoj vendimet e fundit izraelite për zgjerimin e kontrollit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar”, shkroi ministri i Jashtëm, Maxime Prevot, në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

“Masa të tilla janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mendimin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë” shtoi ai.

Paqja mund të arrihet “vetëm” përmes respektit për ligjin dhe për njëri-tjetrin, tha ministri Prevot.

Vërejtjet e kryediplomatit Prevot erdhën pasi Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të dielën masa që synojnë ndryshimin e kuadrit ligjor dhe civil në Bregun Perëndimor të pushtuar për të forcuar kontrollin izraelit.

Sipas mediave izraelite, vendimet përfshijnë shfuqizimin e një ligji që ndalonte shitjen e tokës në Bregun Perëndimor tek individë privatë izraelitë, hapjen e të dhënave të pronësisë së tokës dhe zhvendosjen e autoritetit për lejet e ndërtimit në një bllok vendbanimesh pranë Hebronit nga një komunë palestineze në administratën civile të Izraelit.

MARKETING