Bekteshi për ngrirjen e çmimeve: Garantoj se asnjëra nga kompanitë nuk do të punojë me humbje, por u shkurtohet fitimi

Bekteshi për ngrirjen e çmimeve: Garantoj se asnjëra nga kompanitë nuk do të punojë me humbje, por u shkurtohet fitimi

Është shumë lehtë barrën e krizës me e hudh vetëm tek konsumatori/. Por barra në kohë krize duhet të shpërndahet. Kështu tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke arsyetuar vendimin e qeverisë për ngrirje të çmimit të disa produkteve.

“Përgjegjësi shoqërore duhet të tregojnë edhe kompanitë, a po prodhuesit vendor,  apo ata të cilët merren me tregti. Pra kjo ka të bëj me një masë të përkohshme, ku vendoset parimi i solidaritetit në të gjithë zinxhirin duke filluar nga prodhuesi deri tek konsumatori”, u shpreh ministri Bekteshi.

Ai tha se garanton se asnjëra nga kompanitë nuk gjeneron humbje me masat të cilat i ka ndërmarr Qeveria.

“Por me siguri që shkurton nga marxha e fitimit. Masa të tilla ne kemi realizuar edhe në vitin e kaluar”, u shpreh Bekteshi. /SHENJA/

MARKETING