Bekim Qoku: Shumica e policëve janë fëmijë të dëshmorëve që rriten me frymën e Adem Jasharit dhe UÇK-së

Bekim Qoku: Shumica e policëve janë fëmijë të dëshmorëve që rriten me frymën e Adem Jasharit dhe UÇK-së

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, këshilltari i Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, tha se Albin Kurti ka ngadhënjyer, jo vetëm në këtë rast, por edhe në tjerë vetëm falë veprimeve parimore të cilat i ka patur.

“Kosova ka ngritur një polici brenda 20 viteve, edhe e di unë nga ministir Svelça mungesën që ka patur, shumicën e përgatitjeve kjo polici me jelek antiplumb, me helmeta, me armatim i ka bërë në këtë kohë. Por, megjithatë përgatitjen profesionale, sjelljen, e policës, fryma ka qenë”, tha Qoku, duke shtuar se shumica e atyre policëve janë fëmijë të dëshmorëve, e që rriten me frymën e Adem Jasharit dhe UÇK-së.

“Edhe ato këtë frymë e kanë të lirisë dhe çlirimit të Kosovës. Është po ajo frymë që është vazhdimësi e UÇK-së. Duhet thuhet se kjo frymë është ngulfatur shpesh nga politikat korruptive të paraardhësve të qeverisë Kurti”, deklaroi Qoku.

MARKETING