Bekim Qoku: Pas zhvillimeve të fundit situata ka ndryshuar në favor të Kosovës

Bekim Qoku: Pas zhvillimeve të fundit situata ka ndryshuar në favor të Kosovës

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, këshilltari i Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, u shpreh se tani pas zhvillimeve të fundit, situata ka ndryshuar në favor të Kosovës, në favor të dialogut, pra ka një ndryshim si dita me natën.

“Është vërtet mëkat pas gjithë këtij suksesi që i atribuohet Kosovës, si shtet, pra ne flasim ne tani, ka pozicionin e lartë në krahasim me Serbinë, e cila po ledhatohej gjithë kohën”, tha Qoku në TV SHENJA.

Qoku tha se nëse marrim disa deklarata të Vuçiqit dhe Radojçiq, duke se ata që më herët paralajmëruan se këto gjëra mund të ndodhin.

“Ky do të ketë qenë një plan afatgjatë. Se po dalim pak te plani, kur shohim përmasat, kur shohim armatimi, kur shohim 26 xhipa, kur shohim një automjet i blinduar, ka patur armatime të sofistikuar, kur shohim gjithë këto përgatitje, planet, shohim se është një plan i menduar shumë mirë dhe shumë afat gjatë”, tha Qoku, duke shtuar se është e pamundur që të mos i ketë ditë këto Vuçiqi. /SHENJA/

MARKETING