Bekim Qoku: Me aksionin e zhvilluar Kosova i ka vënë vulë shtetësisë dhe sovranitetit të saj
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, këshilltari i Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, tha me aksionin e zhvilluar, Kosova i ka vërë vulë shtetësisë dhe sovranitetit të saj.
“Edhe kjo duhet të na lumturojë. Liria nuk shkon pa gjak. Shqiptarët janë të vetëdijshëm për këtë. Sidomos shqiptarët e Kosovës. Unë kam shumë miq atje dhe rënia dëshmorë, dhënia e jetës për atdheun të ata është për pjesë e mendësisë”, tha Bekim Qoku.
Ai tha se gjaku në Kosovë ende nuk është tharë, ngase ’99 nuk është larg.
“Janë 13 mijë të vrarë, 1600 të humbur, nuk ka familje që nuk ka prekur. Kjo dhunë është kalitje e shpirtit e atdhe dashurisë”, u shpreh Qoku.