Begaj takon Kamberin, e siguron se shqiptarët e Luginës e kanë mbështetjen e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Begaj thotë se me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
Begaj poashtu njoftoi se Kamberin e ka siguruar se ai, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi. Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë. E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar i pari i shtetit shqiptar.