Begaj pret komandantin e KFOR-it, vlerëson kontributin e Turqisë në drejtimin e misionit në Kosovë

Begaj pret komandantin e KFOR-it, vlerëson kontributin e Turqisë në drejtimin e misionit në Kosovë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Begaj i përcolli komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş vlerësimin për marrjen e drejtimit të këtij misioni nga ana e Türkiyes për herë të dytë, si dhe shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin e Türkiyes me trupa në misionin KFOR Kosovë.

Presidenti Begaj riafirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj misionit të KFOR-it, duke theksuar se roli i KFOR-it mbetet një garanci e pazëvendësueshme për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Kreu i shtetit inkurajoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, veçanërisht me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), për zhvillimin dhe transformimin e saj në përputhje me standardet e NATO-s.

Në takim u vlerësua angazhimi i KFOR-it për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, sidomos në veri të Kosovës, si dhe kontributi i tij në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm për qytetarët e vendit.

MARKETING