BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, e njohur nga Moska si “operacion special ushtarak”.
MARKETING
Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në platformën sociale X , ku theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për të ndihmuar Ukrainën në përballimin e pasojave të luftës.
“Sot ne i japim Ukrainës 1 miliard euro të reja, duke e çuar mbështetjen tonë totale në pothuajse 150 miliardë”, shkroi von der Leyen.
Kjo shumë përfshin ndihmën financiare, ushtarake, humanitare dhe mbështetje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.