BE porosit Izraelin: Ndihma humanitare në Gaza duhet të rifillojë menjëherë

BE porosit Izraelin: Ndihma humanitare në Gaza duhet të rifillojë menjëherë

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka porositur ministrin izraelit të Punëve të Jashtme, Gideon Sa’ar, ka deklaruar se shpërndarja e ndihmës humanitare në Gaza “duhet të rifillojë menjëherë dhe nuk duhet të politizohet kurrë”, transmeton Anadolu.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së në një bisedë telefonike i tha ministrit izraelit se situata humanitare në Gaza është e “papërballueshme”.

“Ndihma humanitare duhet të rifillojë menjëherë dhe nuk duhet të politizohet kurrë. Mekanizmi i ri i shpërndarjes së ndihmës duhet të kalojë nëpër aktor humanitarë”, shkroi Kallas në platformën sociale X.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 2.4 milionë njerëz në Gaza jetojnë plotësisht të varur nga ndihma humanitare.

Që nga 2 marsi, Izraeli i ka mbyllur kalimet e Gazës për ndihmën ushqimore, mjekësore dhe humanitare, duke thelluar një krizë tashmë humanitare në enklavën palestineze.

Shifrat e publikuara nga zyra për media e qeverisë së Gazës treguan se të paktën 57 palestinezë kanë vdekur nga uria që nga tetori i vitit 2023.

Të paktën 52.600 palestinezë janë vrarë në Gaza në një sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Për luftën në enklavën palestineze, Izraeli përballet gjithashtu me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING