BE pezullon për 6 muaj kundërmasat doganore të SHBA-së, vijojnë negociatat për tarifat tregtare me Uashingtonin

Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se do të pezullojë për gjashtë muaj kundërmasat e planifikuara kundër tarifave të Shteteve të Bashkuara, të cilat pritej të hynin në fuqi këtë javë.
“Më 27 korrik 2025, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump ranë dakord për një marrëveshje mbi tarifat dhe tregtinë”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së për tregtinë në një deklaratë.
Zëdhënësi e vlerësoi marrëveshjen si rivendosjen e “stabilitetit dhe parashikueshmërisë për qytetarët dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut”.
“BE-ja vazhdon të punojë me SHBA-në për të finalizuar një Deklaratë të Përbashkët, siç është rënë dakord më 27 korrik”, tha zëdhënësi.
Pauza e kundërmasave pritet të hyjë zyrtarisht në fuqi të martën.