BE nis hetim zyrtar ndaj TikTok mbi shkeljet e mundshme të përmbajtjes

BE nis hetim zyrtar ndaj TikTok mbi shkeljet e mundshme të përmbajtjes

Bashkimi Evropian do të hetojë nëse TikTok ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të cilat synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurimin e reklamave transparente, duke e vënë kështu platformën në rrezik të një gjobe të madhe.

Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton, tha se vendimin e mori pasi analizoi raportin e vlerësimit të rrezikut të aplikacionit, dhe përgjigjet e tij ndaj kërkesave për informacion.

Bashkimi Evropian do të hetojë nëse TikTok ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të cilat synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurimin e reklamave transparente, duke e vënë kështu platformën në rrezik të një gjobe të madhe.

Pronari i TikTok me bazë në Kinë, ByteDance, mund të përballet me gjoba të mëdha nëse TikTok shpallet fajtor për shkeljen e rregullave.

Megjithatë, platforma ka theksuar se do të vazhdojë të punojë me ekspertë për t’i mbajtur të rinjtë të sigurt dhe se mezi pret t’ia shpjegojë këtë punë në detaje Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian tha se hetimi do të fokusohet në sistemet algoritmike të TikTok, të cilat mund të krijojnë të ashtuquajtuarat ‘efekte të vrimës së lepurit’.

Gjithashtu, do të hetojë nëse TikTok ka vendosur masa të përshtatshme dhe proporcionale për të garantuar një nivel të lartë privatësie dhe sigurie për të miturit.

Ky shënon hetimin e dytë të DSA-së pas hetimit të platformës X të Elon Musk.

MARKETING