BE merr masa mbrojtëse për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, eurodeputetët miratojnë listën me rregulla

BE merr masa mbrojtëse për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, eurodeputetët miratojnë listën me rregulla

Eurodeputetët duan që Inteligjenca Artificiale të përfshijë masa mbrojtëse që do ta pengojë atë të gjenerojë përmbajtje që është e paligjshme sipas ligjeve të BE-së.

Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan me shumicë dërrmuese të enjten për të avancuar një projekt-rregullore për të garantuar “zhvillimin etik” të Inteligjencës Artificiale, një teknologji që evoluon me shpejtësi që ka ngritur shqetësime për dezinformimin, privatësinë, mbikëqyrjen, diskriminimin, plagjiaturën dhe imitimin.

Me rregullat e reja në mbarë BE-në, ligjvënësit duan të garantojnë që sistemet e Inteligjencës Artificiale “të mbikëqyren nga njerëzit, të jenë të sigurta, transparente, të gjurmueshme, jo-diskriminuese dhe miqësore”, thuhet në një njoftim për shtyp.

 

MARKETING