BE: Kemi të drejtën sovrane për të rregulluar teknologjinë

BE: Kemi të drejtën sovrane për të rregulluar teknologjinë

BE ka të drejtën sovrane për të rregulluar teknologjinë, pohoi sot Komisioni Evropian, në përgjigje të kërcënimeve të Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që ai pretendon se synojnë kompanitë amerikane të teknologjisë.

Bruksel gjithashtu “hodhi poshtë me forcë” akuzën se kompanitë amerikane u shënjestruan qëllimisht nga këto rregulla digjitale.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sulmoi me forcë dje vendet ose organizatat që rregullojnë sektorin e teknologjisë duke i kërcënuar ato me tarifa dhe kufizime eksporti.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Bashkimin Evropian, ai në fakt ka arsenalin më të fuqishëm ligjor në botë për rregullimin e teknologjisë digjitale.

“Është e drejta sovrane e BE-së dhe shteteve të saj anëtare të rregullojnë aktivitetet ekonomike në territorin tonë duke respektuar vlerat tona demokratike”, pohoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho.

Komisioni Evropian hodhi poshtë gjithashtu akuzat për censurë të bëra nga administrata Trump dhe gjigantët e teknologjisë, duke i quajtur ato “krejtësisht të gabuara”.

 

MARKETING