BE-ja heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Bashkimi Evropian (BE) vendosi të heqë sanksionet e saj ekonomike ndaj Sirisë për të mbështetur popullin sirian në rindërtimin e vendit të tyre pas më shumë se një dekade lufte civile, njoftoi sot shefja e politikës së jashtme e bllokut, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Sot, morëm vendimin për të hequr sanksionet tona ekonomike ndaj Sirisë. Ne duam ta ndihmojmë popullin sirian të rindërtojë një Siri të re, gjithëpërfshirëse dhe paqësore”, tha Kaja Kallas në X.
“BE-ja gjithmonë ka qëndruar pranë sirianëve gjatë 14 viteve të fundit – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, shtoi ajo.
Bashar Al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për ta rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të janarit.