BE-ja dënon “fuqishëm” sulmin vdekjeprurës ndaj kishës në Damask të Sirisë

BE-ja dënon “fuqishëm” sulmin vdekjeprurës ndaj kishës në Damask të Sirisë

Bashkimi Evropian (BE) dënoi “fuqishëm” “sulmin terrorist” që shënjestroi Kishën Mar Elias në Damask të Sirisë dhe shprehu mbështetje për popullin sirian.

MARKETING

Një sulmues vetëvrasës nga grupi terrorist DEASH hapi zjarr të dielën brenda kishës në lindje të Damaskut përpara se të hidhte veten në erë, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur 52 të tjerë, sipas Ministrisë siriane të Shëndetësisë.

Në një deklaratë, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) tha: “Ky (sulm) është një kujtesë e rëndë e nevojës për të shtuar përpjekjet kundër kërcënimit terrorist dhe për të siguruar mposhtjen e qëndrueshme të DEASH-it dhe organizatave të tjera terroriste”.

Duke riafirmuar mbështetjen për popullin sirian gjatë një periudhe kritike për vendin, BE-ja shprehu solidaritet me të gjithë sirianët dhe mbështeti përpjekjet e autoriteteve kalimtare për të garantuar sigurinë kombëtare.

Incidenti vjen vetëm disa javë pasi Ministria e Brendshme e Sirisë njoftoi zbulimin e elementeve të DEASH-it në Damaskun rural më 26 maj. Gjatë bastisjes, autoritetet thanë se sekuestruan armë të lehta dhe të mesme.

Që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit, shërbimet e sigurisë së Sirisë kanë vazhduar të ndjekin individë të akuzuar për përfshirje në krime, shkelje të të drejtave të njeriut dhe aktivitete të lidhura me terrorizmin.

Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

MARKETING