BE dhe partnerët ndërkombëtarë dënojnë planin e Izraelit për vendbanimin E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

BE dhe partnerët ndërkombëtarë dënojnë planin e Izraelit për vendbanimin E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

Më shumë se 20 vende kanë dënuar planin e Izraelit për të ndërtuar mijëra shtëpi të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e cilësuar planin për vendbanimin E1 si “të papranueshëm” dhe “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët, 21 vende, si dhe Bashkimi Evropian (BE), dënojnë planin e Izraelit për vendbanimin E1 dhe bëjnë thirrje për anulimin e tij të menjëhershëm në termat më të fortë.

“Vendimi i Komitetit të Lartë të Planifikimit të Izraelit për të miratuar planet për ndërtimin e vendbanimeve në zonën E1, në lindje të Kudsit, është i papranueshëm dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, thanë ministrat e jashtëm të Australisë, Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Francës, Islandës, Irlandës, Italisë, Japonisë, Letonisë, Lituanisë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë, Portugalisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe shefi i diplomacisë së BE-së.

Sipas mediave izraelite, ministri i Financave, Bezalel Smotrich, ka miratuar ndërtimin e 3.401 njësive të vendbanimeve në Ma’ale Adumim, në lindje të Kudsit, si dhe 3.515 të tjera në zonat përreth. Projekti synon të ndajë Bregun Perëndimor në dy pjesë, duke shkëputur lidhjet mes qyteteve veriore dhe jugore dhe duke izoluar Kudsin Lindor.

Smotrich tha se plani do ta bëjë të pamundur zgjidhjen me dy shtete duke e ndarë çdo shtet të ardhshëm palestinez dhe duke kufizuar qasjen e palestinezëve në Kuds.

“Përkundrazi, ai rrezikon të minojë sigurinë dhe nxit më shumë dhunë dhe paqëndrueshmëri, duke na larguar edhe më shumë nga paqja”, theksuan vendet në deklaratën e përbashkët.

Duke theksuar se qeveria izraelite ende ka një mundësi për ta ndaluar planin E1 nga ecja më tej, ministrat e jashtëm i bënë thirrje Tel Avivit të “tërhiqet urgjentisht” nga plani.

“Qeveria izraelite duhet të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në përputhje me Rezolutën 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të heq kufizimet mbi financat e Autoritetit Palestinez”, theksoi deklarata.

MARKETING