BBC identifikon rreth 30,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën kundër Ukrainës

BBC identifikon rreth 30,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën kundër Ukrainës

Gazetarët nga BBC dhe Mediazona kanë identifikuar emrat e 29,217 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022. Të paktën 870 prej tyre vdiqën pasi filloi kundërofensiva ukrainase në pranverën e vitit 2023.

Ata thanë se numri real i të vdekurve mund të jetë të paktën dy herë më i lartë. Gazetarët përdorën burime të hapura, mesazhe dhe deklarata nga zyrtarë, media dhe njoftime të publikuara nga të afërmit e tyre në hulumtimin e tyre.

Emrat përfshijnë disa zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse, duke përfshirë dy gjeneralë, 10 kolonel, tetë nënkolonelë, 14 majorë dhe një gjeneral-lejtnant, një nga gradat më të larta në ushtrinë ruse.

MARKETING