Bardhi:Thirrje për bashkimin e demokratëve, Tabaku funksionarja më e lartë drejtuese e PD

Bardhi:Thirrje për bashkimin e demokratëve, Tabaku funksionarja më e lartë drejtuese e PD

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur në një dalje për media se çfarë u diskutua në këtë takim.

Bardhi tha se kjo parti duhet të kthehet një alternativë qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme.

Ndër të tjera, i pyetur për rolin e Tabakut në PD, Bardhi ka thënë se për momentin është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.

‘Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mos përçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as të njëanshme as me kokëfortësi. Duhet të që PD të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet ardhshme. Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku.’- tha Bardhi.

Ai theksoi se PD duhet të të bashkohet dhe se duhet të ndalet gjuha përçarëse.

“Unë nuk paragjykoj asnjë njeri. Detyra e të gjithëve është forcimi i partisë demokratike dhe bëra e PD forcë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme. Nëse do të vijojmë me proceset përçarë do të ishte një gabim historik”, shtoi ai./Opinion.al

MARKETING