Bajram Rexhepi intensifikon përgatitjet për raundin e dytë në Tetovë, takohet me Ahmetin

Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, i cili do të përballet në raundin e dytë me Bilall Kasamin, zhvilloi takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Rexhepi theksoi përkushtim si asnjëherë, duke shfaqur bindjen se do të fitojë
“Të angazhuar, të përkushtuar si asnjëherë më parë, drejt fitoreve të reja!”
Ai theksoi se ditët në vijim do të jenë kyçe për të siguruar rezultatin e synuar në Tetovë, ndërsa paralajmëroi angazhim të shtuar në terren së bashku me strukturat dhe partnerët politikë.