Avokati Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarit të “Lëvizjes së Deçanit” për nxitje të urrejtjes
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dorëzuar kallëzim penal ndaj Belisar Jezerci anëtar i “Lëvizja e Deçanit”, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” mbi baza fetare.
Kallëzimi penal është dorëzuar nga avokati Asdren Bytyqi.
Bytyqi pas dorëzimit të kallëzimit penal dhe se i njëjti vazhdimisht ka bërë veprime që nxisin urrejtje ndër fetare, sidomos me të fundit në rrjetet sociale ku ka kërkuar spastrimin e myslimanëve nga këto troje.
“Me statusin e fundit ku bënë thirrje për shfarosjen spastrimin etnik të gjithë myslimanëve shqiptarë nga territori i Dardanisë si e quan ai. Kjo është një akt i paprecedentë e cila ka kaluar kufijtë e lirisë së shprehjes.. Ky zotëri ka nxitur dhe ka bërë thirrje për largimin e myslimanëve shqiptarë. Ne nuk do të ndalemi ndaj tij dhe gjithë provokuesve që tentojnë të nxisin urrejtje ndër shqiptare”, tha ai .
Bytyqi tha se presin reagim nga organet e rendit.
Jezerci në një postim në kishte bërë thirrje anti- islame.
“Lëvizja e fuqishme antiislamiste duhet te përfshijë të gjitha trevat shqiptare në Gadishullin Ilirik. Është momenti i fundit, vendimtar që kjo ideologji primitive e egër nazifashiste të zhduket nga mendja shqiptare, ashtu siç u zhduk në Spanjë dhe Greqi …! Sot është momenti vendimtar, nesër do të bëhet vonë me siguri…”, kishte shkruar Jezerci.

