Avionët luftarakë izraelitë bombarduan ndërtesën e Ministrisë së Punës në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan ndërtesën e Ministrisë së Punës në Gaza

Avionët luftarakë të Izraelit bombarduan ndërtesën e Ministrisë së Punës të qeverisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Që nga dje e deri më sot vazhdojnë sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Avionët luftarakë izraelitë mëngjesin e sotëm vendosën në objektiv me raketë ndërtesën e Ministrisë së Punës të qeverisë në Gaza.

Si pasojë e bombardimeve nga avionët luftarakë izraelitë ndërtesa e ministrisë u shkatërrua.

– Çfarë ka ndodhur

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit dje në mëngjes njoftoi nisjen e një sulmi gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon. Edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi se në sulmet e Izraelit ndaj Gazës kanë humbur jetën 256 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe se janë plagosur 1.788 të tjerë nga të cilët 121 prej tyre janë fëmijë.

Në mediat izraelite bëhet e ditur se deri më tani në sulme kanë humbur jetën 300 izraelitë ndërsa Ministria izraelite e Shëndetësisë ka njoftuar se ka arritur në 1.864 numri i izraelitëve të plagosur.

MARKETING