AUV-Maqedoni ndalon importin e dhenve dhe dhive nga Kosova

AUV-Maqedoni ndalon importin e dhenve dhe dhive nga Kosova

Pas konfirmimit zyrtar të marrë nga Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Republikës së Kosovës për rastin e parë të murtajës së ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot miratoi një Vendim që ndalon importin dhe tranzitin e ruminantëve të vegjël të gjallë shtëpiakë dhe të egër, spermës, vezëve dhe embrioneve të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, mishit të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, produkteve dhe mishit të përpunuar të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, qumështit dhe produkteve të qumështit nga ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, si dhe nënprodukteve të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Kosovës.

Vendimi për ndalimin e importeve nga Republika e Shqipërisë, i cili u miratua së fundmi nga AUV, është gjithashtu në fuqi, ku deri më tani janë konfirmuar disa raste të sëmundjes.

“Po e monitorojmë situatën me murtajën tek ruminantët e vegjël në baza ditore. Me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të sëmundjes, ruajtjen e statusit të një vendi të lirë nga sëmundja dhe eksportimin e kafshëve të gjalla, mishit të deleve dhe dhive dhe produkteve të tyre në Bashkimin Evropian, janë marrë masa parandaluese që nga viti 2024, së fundmi janë futur masa për mbikëqyrje të shtuar të sëmundjes përgjatë zonës kufitare me Shqipërinë, ndërsa të njëjtat masa për rajonet kufitare do të futen edhe ndaj Kosovës”, thonë nga AUV.

Për të zvogëluar rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së sëmundjes, AUV ka njoftuar shoqatat veterinare dhe veterinerët zyrtarë që të kryejnë mbikëqyrje të shtuar të fermave të deleve dhe dhive dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të sëmundjes.

MARKETING