Autoritetet: Gaza ka nevojë për 500 mijë thasë me miell çdo javë, ndërsa uria përkeqësohet

Autoritetet: Gaza ka nevojë për 500 mijë thasë me miell çdo javë, ndërsa uria përkeqësohet

Autoritetet palestineze thanë se 500 mijë thasë me miell nevojiten çdo javë në Gaza për shkak të urisë së madhe që po përkeqësohet edhe më shumë në territorin e bllokuar nga Izraeli.

“Uria po bëhet më e rëndë dhe e përhapur në Gaza për shkak të mbylljes së plotë të të gjitha kalimeve nga pushtimi izraelit për 145 ditë dhe ndalimit të hyrjes së formulës(ushqimore) për foshnje dhe ndihmës humanitare”, tha zyra e medias qeveritare në një deklaratë.

Zyra mohoi akuzat se hyrja e qindra kamionëve me ndihma ka ndihmuar në “thyerjen e mungesës”, duke e quajtur atë një shtrembërim të qëllimshëm dhe një narrativë mashtruese të krimeve të vazhdueshme izraelite.

Kanali shtetëror i Egjiptit, Al-Qahera News, tha se 166 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza që nga e mërkura vonë përmes pikës kufitare veriore Zikim dhe pikës kufitare Kerem Shalom në Gazën jugore.

“Gaza ka nevojë urgjente për të paktën 500.000 thasë me miell në javë për të shmangur një kolaps të plotë humanitar”, tha zyra.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 111 persona kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ngecur në zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me Hamasin dhe ka mbajtur të mbyllura kalimet kufitare të Gazës, duke lënë kamionë me ndihma humanitare të bllokuar përgjatë kufirit.

Izraeli ka vrarë më shumë se 59.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

MARKETING