Automjete ushtarake, armatim e municion – krejt çka ju gjeti Policia terroristëve në veri

Automjete ushtarake, armatim e municion – krejt çka ju gjeti Policia terroristëve në veri

Policia e Kosovës ka sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme. Në komunikatën e PK-së, janë publikuar automjete ushtarake, armatim, municion e mjete të tjera që ishin destinuar për t’u përdorur gjatë sulmit në Basnjkë të Zveçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se në veri është kapur armatim, e pajisje logjistike për qindra individë.

Ai shtoi se operacioni i Policisë do të vazhdojë dhe ka mundësi që terroristët të jenë fshehur në male e po ashtu edhe numri i të vrarëve në mesin e tyre të jetë më i madh.

MARKETING