Autobusët e transportit publik në Shkup prej të hënën do të funksionojnë me orarin dimëror

Prej të hënën e 1 shtatorit, me fillimin e vitit të ri shkollor, autobusët e NTP Shkup do të fillojnë të lëvizin me orarin dimëror gjatë ditëve të javës.
Sot, autobusët do të funksionojmë me orarin e të dielës, me përjashtim të linjave: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 51, 55, 55c, 56, 56a, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat funksionojnë me orarin e të shtunës.
Dy sportele biletash do të jenë në detyrë në Qendrën e Transportit dhe në Pazarin e Gjelbër.
Teleferiku do të funksionojë normalisht, me orar nga ora 10:00 deri në 20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19:00 deri në 19:30, dhe udhëtimin e fundit nga lart poshtë në orën 19:45.