Australia mirëpret planin e paqes të Trumpit për Gazën

Australia mirëpret planin e paqes të Trumpit për Gazën

Australia përshëndeti të martën njoftimin e një plani të ri nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se vendi i tij mbështet planin për t’i dhënë fund konfliktit, raportoi ABC News.

“Australia u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen seriozisht me planin dhe të punojnë për ta bërë vizionin e saj realitet pa vonesë”, tha Albanese.

Trump përshkroi pikat kryesore të planit të tij për armëpushim në Gaza të hënën gjatë një konference për media në Washington me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Propozimi përfshin lirimin e robërve izraelitë dhe çarmatimin e Hamasit.

MARKETING