Australia i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga vendimi i tij për të pushtuar qytetin e Gazës

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong tha se vendimi i qeverisë izraelite për të pushtuar Qytetin e Gazës do të përkeqësojë “katastrofën humanitare” në rajon, duke i bëri thirrje qeverisë së Tel Avivit të heqë dorë nga vendimi i saj, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “ABC News Australia”, Wong bëri një deklaratë në lidhje me miratimin e Kabinetit të Sigurisë Izraelite të një plani të ri për të pushtuar Qytetin e Gazës, i cili ndodhet në veri të Rripit të Gazës.
“Australia i bën thirrje Izraelit të mos e ndjekë këtë rrugë, e cila do ta përkeqësojë më tej katastrofën humanitare në Gaza”, u shpreh Wong
Wong përsëriti thirrjen e saj për një zgjidhje me dy shtete dhe shprehu se rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme është që shtetet palestineze dhe izraelite të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
Zhvendosja e përhershme me forcë e palestinezëve shkel ligjin ndërkombëtar potencoi Wong, duke theksuar se Australia vazhdon thirrjet e saj për armëpushim, lirimin e pengjeve dhe shpërndarjen e pandërprerë të ndihmës humanitare.
Kabineti Izraelit i Sigurisë miratoi një plan të ri që parashikon pushtimin e Qytetit të Gazës.
Në një intervistë për “Fox News” para mbledhjes së kabinetit, Netanyahu tha se synojnë të marrin nën kontroll të gjithë Gazën.