Australi/ Sekuestrohet rreth 140 kg kokainë e fshehur në autobusë luksozë

Australi/ Sekuestrohet rreth 140 kg kokainë e fshehur në autobusë luksozë

Policia Federale Australiane (AFP) ka raportuar se dy shtetas janë arrestuar në Adelaide, pasi u kapën 139 kg kokainë të fshehur brenda një ngarkese të një autobusi luksoz.
Droga u gjet në fund të janarit në katër autobusë, si pjesë e një dërgese ndërkombëtare prej 13 autobusësh të destinuar për në Adelaide nëpërmjet Perthit.
Dy personat e moshës 22 dhe 19 vjeç, dyshohet se hynë me forcë në autobusë sapo mbërritën në Adelaide dhe morën ngarkesën.

“Droga kishte një vlerë të përllogaritur në rrugë prej 45 milionë dollarë australianë”, deklaroi policia.

MARKETING