Australi, kamioni përplas një autobus shkolle, 6 fëmijë me lëndime serioze

Australi, kamioni përplas një autobus shkolle, 6 fëmijë me lëndime serioze

Gjashtë fëmijë u lënduan rëndë sot kur një kamion u përplas me një autobus shkollor në periferi të Melburnit në Australinë juglindore, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.

Sipas policisë, autobusi me rreth 45 fëmijë, u përmbys pasi u përplas nga kamioni në kryqëzimin në Eynesbury.

Një i rritur dhe 21 fëmijë u dërguan në spital, duke përfshirë gjashtë me “lëndime të rënda traumatike”, sipas një deklarate nga shërbimet e urgjencës. Gjendja e 16 të tjerëve është cilësuar si e qëndrueshme.

Gjashtë fëmijë të tjerë u bllokuan në autobusin e shkatërruar, tha departamenti i zjarrfikësve. Ekuipazhet e urgjencës hynë në autobus përmes xhamit.

Drejtuesi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta. Hetuesit e policisë kanë marrë në pyetje drejtuesin e kamionit që ishte dëmtuar në pjesën e përparme. Shoferi i kamionit nuk është lënduar.

Autobusi i shkollës po kthehej në Shkollën Fillore Exford në afërsi, pas një gare në atletikë për fëmijët nga tetë deri në 11 vjeç.

MARKETING