“Ata si duket duan të vdesin”, Trump fajëson Hamasin për dështimin e bisedimeve të armëpushimit

“Ata si duket duan të vdesin”, Trump fajëson Hamasin për dështimin e bisedimeve të armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fajësoi Hamasin për dështimin e bisedimeve për armëpushim në Gaza, edhe pse dukej se sugjeronte se një nga pikat e ngërçit të Hamasit është e vërtetë: se Izraeli do të rifillonte sulmet pasi të merrte pengjet e mbetura në Gaza.

“Hamasi nuk donte vërtet të bënte një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

“Mendoj se ata duan të vdesin, dhe kjo është shumë keq.”

Një nga pengesat kryesore për bisedimet për armëpushim në Gaza ka qenë këmbëngulja e Hamasit që lirimi i pengjeve në Gaza të çojë në një fund të përhershëm të luftës, shkruajnë mediat e huaja.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka hedhur poshtë publikisht këtë, duke këmbëngulur që Hamasi të shkatërrohet plotësisht – edhe pasi të lirohen pengjet.

Bëhet e ditur se rreth 20 izraelitë të gjallë ende mbahen në Gaza, pasi dy armëpushime afatshkurtra panë lirimin e më shumë se 100.

“Tani jemi te pengjet e fundit dhe ata e dinë se çfarë ndodh pasi të kesh pengjet e fundit”, tha Trump.

“Në thelb, për shkak të kësaj, ata nuk donin të bënin një marrëveshje… Ata humbasin mburojën e tyre. Ata humbasin mbulesën e tyre.”

Nuk është e qartë nëse Trump po përpiqej të bënte presion mbi grupin që të kthehej në tryezën e bisedimeve dhe të pranonte kushtet e Izraelit.

MARKETING