“Ata ndezën përsëri zjarrin e ferrit në Gaza”, dëshmi rrëqethëse pas sulmeve të Izraelit: Vdekja është më e mirë se jeta!

“Ata ndezën përsëri zjarrin e ferrit në Gaza”, dëshmi rrëqethëse pas sulmeve të Izraelit: Vdekja është më e mirë se jeta!

Dëshmi rrëqethëse vijnë nga Gaza e cila është zgjuar sot nën sulmet masive të Izraelit, ku humbën jetën qindra njerëz, mes tyre gra dhe fëmijë.
Mohammed Jarghoun, 36 vjeç, rrëfen se ishte duke fjetur në një tendë pranë shtëpisë së tij të shkatërruar në Khan Younis kur u zgjua nga shpërthime të mëdha.
“Mendova se ishin ëndrra dhe makthe, por pashë një zjarr në shtëpinë e të afërmve të mi. Më shumë se 20 viktima dhe të plagosur, shumica prej tyre fëmijë dhe gra,” tha ai për agjencinë e lajmeve AFP.
Ramez Alammarin, 25 vjeç, përshkroi se mbante fëmijë në spital në juglindje të qytetit të Gazës.

“Ata ndezën përsëri zjarrin e ferrit në Gaza,” tha ai për Izraelin, duke shtuar se trupat dhe gjymtyrët janë të shpërndara në tokë dhe të plagosurit nuk mund të gjejnë ndonjë mjek për t’i trajtuar.
“Ata bombarduan një ndërtesë në zonë dhe ka ende dëshmorë dhe të plagosur nën rrënoja… frikë dhe tmerr. Vdekja është më e mirë se jeta”, tha ai për AFP.

MARKETING