ASHMAA: Në fushatën zgjedhore, mediat në RMV raportuan në mënyrë neutrale dhe të balancuar
Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përpiluar Raport mbi prezantimin mediatik zgjedhor dhe Rapot mbi reklamimin e paguar poltik të radiodifuzerëve gjatë kohës së rrethit të dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, nga data 20 deri më 31 tetor 2025.
Ekzemplari për monitorim të prezantimit mediatik zgjedhor dhe këtë herë përfshiu tre shërbimet programore të Shërbimit publik radiodifuziv: RTM 1, RTM 2 dhe Kanalin e Kuvendit, si dhe 8 stacione televizive kombëtare komerciale: Sitel, Аlfa, Кanal 5, Тelma, Аlsat-М, Кompani 21-М, Shenja dhe 24 Vesti. Për shërbimet e tjera programore u veprua në bazë të ankesave.
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe gjatë kohës së heshtjes zgjedhore në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale nuk u konstatuan shkelje të Kodit Zgjedhor nga radiodifuzerët. Gjetjet treguan se stacionet televizive bënë përpjekje për t’u ofruar shikuesve informacion të detajuar si votues potencial të fushatës zgjedhore, dhe përmes lajmeve dhe emisioneve të veçanta informative, u përpoqën të paraqesin një pamje më të gjerë dhe më objektive të mjedisit ekzistues shoqëror-politik në të cilën u zhvillua fushata zgjedhore.
Gjatë mbulimit mediatik të fushatës zgjedhore, mediat në përgjithësi, iu përmbajtën rregullave profesionale për drejtëshmëri, ekuilibër dhe paanshmëri, duke respektuar parimin e barazisë ndaj kandidatëve të mbetur për kryetarë bashkie. Sa i përket sigurimit të ekuilibrit në transmetimet e emisioneve informative ditore (lajmeve), të gjitha mediat e analizuara, në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore. Shërbimi publik radiodifuziv dhe stacionet televizive kombëtare që transmetuan reklamim të paguar politik, përmbushën detyrimet ligjore për të informuar në mënyrë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuar shqisore përmes – një edicioni të transmetuar në lajme çdo ditë dhe një edivcion emisionesh aktuale informative në javë.
Raporti mbi reklamimin e paguar politik të radiodifuzerëve gjatë kohës së rrethit të dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, u përgatit në përputhje me detyrimet e Agjencisë sipas Kodit Zgjedhor dhe iu dorëzua Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Gjithsej 41 radiodifuzer – 22 televizione dhe 19 radio, lidhën kontratë me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore. Në të gjitha 22 televizionet së bashku u transmetuan gjithsej 52 orë 56 minuta dhe 15 sekonda RPP, ndërsa në 19 radio së bashku u transmetuan gjithsej 47 orë 34 minuta dhe 31 sekonda reklamim i paguar politik. Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore në stacionet televizive dhe radio u transmetuan gjithsej 100 orë 30 minuta dhe 46 sekonda RPP.
Raporti mbi prezantimin mediatik zgjedhor të radiodifuzerëve për rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025 është i disponueshëm në link.
Raporti mbi reklamimin e paguar politik të radiodifuzerëve për rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025 është i disponueshëm në link.

