“Asgjë nuk ndodh në Rusi pa qenë mbrapa Putin”- Biden reagon për vdekjen e Prigozhin

“Asgjë nuk ndodh në Rusi pa qenë mbrapa Putin”- Biden reagon për vdekjen e Prigozhin

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar në lidhje me avionin e rrëzuar pranë Moskës, brenda të cilit udhëtonte dhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili është raportuar i vdekur.

Biden sugjeron fuqimisht përfshirjen e Vladimir Putin në vdekjen e kreut të Wagner, pasi sipas tij asjë nuk mund të ndodh në Rusi pa qenë Putin që fshihet pas saj.

“Unë nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar,” tha presidenti amerikan në një deklaratë për media pas rrëzimit të avionit privat të Prigozhin midis Moskës dhe Shën Petersburgut.
“Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk qëndron pas. Por unë nuk di mjaftueshëm për të dhënë përgjigjen e saktë”, shtoi ai.

Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner Dmitry Utkin ishin midis 10 personave që udhëtonin me një avion biznesi Embraer që u rrëzua të mërkurën në mbrëmje.

Shkaku i rrëzimit të avionit nuk dihet ende, por rebelemi i prigozhin kundër ushtrisë ruse disa muaj më parë, duket qartazi një motiv për t’u hakmarrë nga Kremlini.

Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhaylo Podolyak tha se rrëzimi i avionit të mërkurën në mbrëmje – saktësisht dy muaj pasi forcat Wagner marshuan në Moskë – ishte “një sinjal nga Putin për elitat e Rusisë përpara zgjedhjeve të 2024-ës. “Kujdes! Pabesia është e barabartë me vdekjen”, është mesazhi i Putin sipas Podolyak.

MARKETING