Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë mbi Palestinën, apelon për t’i dhënë fund pushtimit të vitit 1967
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë për “zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës”, transmeton Anadolu.
Projekt-rezoluta, e cila u hartua nga Xhibuti, Jordania, Mauritania, Katari, Senegali dhe Palestina, u miratua me 151 vota pro, 11 kundër dhe 11 abstenime.
Rezoluta ripohon përgjegjësinë e OKB-së për çështjen e Palestinës, bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të vitit 1967 dhe për mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete, si dhe kërkon që Izraeli të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve dhe të zbatojë ligjin ndërkombëtar.
Ajo gjithashtu kërkon rinovimin e negociatave dhe u bën thirrje shteteve të mos njohin ndryshimet kufitare, si dhe të rrisin ndihmën për palestinezët në mes të një krize të rëndë humanitare.

