Arsovska: Visar Ganiu u kap duke legalizuar ndërtesa të paligjshme

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se Visar Ganiu u kap duke legalizuar në mënyrë kriminale ndërtesa të paligjshme.
MARKETING
“Visar Ganiu u kap duke legalizuar në mënyrë kriminale ndërtesa të paligjshme me falsifikim, për të cilat janë dorëzuar dokumente në prokurori dhe ka deklarata që dëshmojnë për mënyrën se si ai i ka kryer këto procedura të paligjshme, institucionet ende po mendojnë se kur të FILLOJNË të veprojnë”, thotë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.
Arsovska thotë se imagjinoni këta njerëz që kishin pronë deri dje, sot nuk e kanë.
“Ndërkohë, Visari po fshin të dhënat e pronës nga Kadastra, imagjinoni këta njerëz që kishin pronë deri dje, sot nuk e kanë, për shkak të falsifikimeve të tij.
Ai e regjistroi falsifikimin në Kadastër më 20.03.2025, në mes të ditëve të zisë për tragjedinë në Koçan, duke përdorur një periudhë kur mendonte se askush nuk do ta vinte re atë që po bënte.