Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Tiranë, ja për çfarë kërkohej?

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Tiranë, ja për çfarë kërkohej?

Një 36-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pasi sipas njoftimit të Policisë shqiptare, i njëjti është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave.

Policia gjithashtu njofton se 36-vjeçari me iniciale N.S., ishte në kërkim dhe nga Policia e rajonit të Durrësit për vjedhje. Autoritetet shqiptare shtojnë se në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit.

MARKETING