Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do hedh bomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë

Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do hedh bomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë

Policia e rajonit të Mitrovicës, ka kapur një person me inicialet P.K, i cili haptazi kishte kërcënuar se do të hedhë tri bomba gjatë namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se i njëjti është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga organet e hetuesisë.

Në videon e cila tashmë është bërë virale në platformën Tik Tok, P.K, dëgjohet të kërcënonte me zhdukjen e 1 mijë e 900 katolikëve.

”Për një katolik, kom me ua q*** nanen 1 mijë e 900 [myslimanë]. Që s’ju zhduku, nuk hi une në burg për një myslim***, po 1 mijë e 900”.

”Tri dardha ua shti në katin e parë të premten e zezë dhe ua msheli deren, edhe në të dytin kat ku mblidhen gratë talibanka, edhe aty ku mbledhen te xhamia, mitrolozin në krah edhe ju q*** nanën”, shprehej ai.

MARKETING