Arrestohet një person nga Shkupi i dënuar me katër vjet burg

Sot (09.01.2023) në ora 10:00 në rrugën “Dimo Haxhi Dimov” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup e kanë arrestuar I.P (39) nga Shkupi.

“Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej katër vjetësh për vepër penale të kryer nga neni 193 i Kodit Penal”.
“Personi do të dërgohet në INP kompetent për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB Maqedoni.

MARKETING