Arrestohet një person nga Haraçina dhe një tjetër nga Breza

Arrestohet një person nga Haraçina dhe një tjetër nga Breza

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë në vendin e quajtur “Rrafshi” në rrugën drejt fshatit Banjashnicë të komunës së Çuçer Sandevës kanë privuar nga liria 19 vjeçarin K.J. nga fshati Brezë dhe 27 vjeçarin O.Sh. nga Haraçina. Personat në fjalë janë kapur me dy makina transportuese me dru për ngrohje të prerë në mënyrë ilegale në tokën shtetërore. Drutë për ngrohje i janë dhënë N.P. Pyjet e Maqedonisë derisa K.J. dhe O.Sh. janë ndaluar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme.
Sipas policisë pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

MARKETING