Arrestohet mjekja në Maqedoni, nën dyshimin për ryshfet

Arrestohet mjekja në Maqedoni, nën dyshimin për ryshfet

Nëpunës policor nga Policia kriminale pranë SPB Manastir në koordinim me Prokurorinë Publike të Manastirit, sot pasdite e privuan nga liria I.D. (67) nga Manastiri, e punësuar në Spitalin Klinik të Manastirit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.

Në një deklaratë për MIA-n, zëdhënësja e SPB Manastir, Sanja Stamatova, theksoi se po merren masa për të zbardhur ngjarjen e raportuar dhe për të ngritur kallëzime penale.

Siç raportoi MIA, Ministria e Shëndetësisë më parë e dënoi procedurën dhe menjëherë e pezulloi mjeken e dyshuar përderisa hetimi vazhdon, ndërsa menaxhmenti i ISHP Spital Klinik -Manastir shprehu shqetësim dhe kërkoi që autoritetet hetuese të veprojnë në mënyrë transparente dhe ligjore në këtë rast.

MARKETING